Bëhet fjalë për shqiptarin Alket Rizai, të cilit reperi i njohur grek “Tus” i ka kushtuar një këngë duke habitur grekët.
Kënga e publikuar dje nga Tus ka nxitur reagime të shumta tek grekët të cilët nuk kanë ngurruar t’a quajnë atë një “tradhtar”.
Klipi i këngës ka arritur në mbi 87 mijë views brenda 48 orësh.
Kujtojmë se Alket Rizai është bërë i njohur në Greqi si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng 6 policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi.
Alket Rizai, për momentin ndodhet në burgun e Domokos, ku vuan dënimit me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.
(d.d/BalkanWeb)