Organizatorët e Tokio 2020 kanë bërë një hap para në luf tën e tyre për të ndaluar se*sin mes sportistëve gjatë Lojërave Olimpike, që duket se është kthyer në një shqetësim të madh për ta gjatë aktivitetit i cili fillon më 23 korrik dhe përfundon më 8 gusht.
Shqetësimi i organizatorëve është se marrëdhëniet se*suale mes atletëve, të cilat janë bërë shpesh objekt i mediave në çdo edicion, mund të kthehen në përhapës të COVID-19 dhe të penalizojnë zhvillimin normal të aktivitetit. Ndaj po merret çdo masë e mundshme për të ndaluar se*sin mes sportistëve gjatë kësaj periudhe, aq sa në dhomat e tyre në fshatin olimpik janë vendosur shtretër anti-se*s.
Në dhoma janë vendosur rreth 18000 shtretër prej kartoni, të dizenjuar në mënyrë specifike në mënyrë të tillë që atletët të mund të flenë në rehati të plotë, por të mos bëjnë asgjë më shumë. Këta shtretër do të thyhen nëse mbi ta vendoset një peshë më e lartë se ajo e specifikuar për atletët që do t’i përdorin. Kështu, për atletët bëhet e pamundur të bëjnë se*s në këto shtretër të cilët janë bërë me materiale të riciklueshme.