Princesha’ e një bande trafiku që mbante automatik të varur në qafë, është v rarë së fundmi në një shkëmbim zjarri me policinë, ku mbeti i v dekur dhe babai i saj krye-t rafikant.
Rayane Nazareth Cardozo, 20 vjeçe, u qëllua në kokë më 16 korrik gjatë aksionit të policisë, së bashku me babanë e saj, në Rio de Janeiro.
Policia ishte lajmëruar për të ardhur në skenën e ngjarjes ky dyshja raportohej se po mbanin peng një familje. I konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar të Rio de Janeiro, Cardozo da Silveira ndiej për një seri g rabitjesh dhe v rasjesh në kryeqytetin brazilian.
Por megjithse vajza njihej ndryshe me emrin e dashur ‘Hello Kitty’ ajo konsiderohej si e dyta në komandë e organizatës së drejtuar nga babai i saj Alessandro Luiz Viera Moura.
Policia ishte thirrur në kompleksin rezidencial Complexo do Salgueiro mëngjesin e të premtes, pas raportimeve se anëtarët e një familjeje po mbaheshin peng kundër dëshirës së tyre.
Një përballje me armë pasoi mes anëtarëve të bandës dhe policisë, ndërsa fqinjët mbetën në shtëpitë e tyre të bllokuar mes plumbave.
Rrjedhimisht Cardozo da Silveira u qëllua për v dekje së bashku me babanë e saj dhe dy anëtarë të tjerë të bandës.
Policia tha më vonë se Viera Moura kontrollonte tr afikun e d rogës në rajonin e Salgueiro kurse bija e tij 20-vjeçare drejtonte punët e përditshme të operacioneve.
‘Hello Kitty’ njihej gjithashtu në jetën e natës së Rio dhe reklamonte shpesh stilin e ekzagjeruar të jetesës në rrjetet sociale duke pozuar me armë të ndryshme.
Në një prej imazheve ajo duket shtatzënë, por nuk dihet asgjë për fëmijën e saj. Në imazhe shokuese të publikuara nga mediat shiheshin trupat e kriminelëve të rënë njëri mbi tjetrin në vendosur në makinën e policisë.
Policia kishte kryer dhe dy vjet më parë një operacion të tillë kundër bandës, por Cardozo da Silveira dhe të tjerët kishin arritur të shpëtonin.