Një ngjarje e trishtë është regjistruar sot në qytetin e Sarandës, ku mjeku i njohur Ilir Gazeli ka humbur jetën, si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa ai po u shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit. Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç dhe supozohet të dilte në pension, ai vijonte punën për shkak të mungesës së mjekut specialist.
Loading...