Trafik i rënduar në Vlorë,radhë kilometrike makinash

Pasditen dhe mbrëmjen e djeshme në Vlorë, është krijuar trafik i rënduar.
Automjetet dhe qytetarët kanë mbetur të bllokuar për shkak të trafikut kilometrik që është krijuar.
Trafiku është krijuar pasi qindra qytetarë kanë zgjedhur bregdetin jugor për të kaluar fundjavën dhe pushimet.
Automjetet duan kohë që të shkojnë në destinacion, qytetarët do të duhet të presin në makina edhe pse temperaturat janë të larta.

Loading...