Rrethanat e çuditshme të aksidentit që i mori jetën tre personave më 18 tetor në afërsi të zonës turistike të Wanaka, u bënë sot publike në një raport paraprak të Komisionit të Hetimit për aksidentet e transportit ajror.
”Ekzistojnë prova sipas së cilave një palë pantallona kanë fluturuar nga helikopteri dhe janë rrotulluar disa herë në helikën e bishtit’’, deklaroi drejtuesja e komisionit, Jane Meares.
Piloti dhe dy punonjësit e shërbimit për mbrojtjen e mjedisit vdiqën në aksidentin ajror.
Vëllai i pilotit vdiq disa muaj më parë duke drejtuar një helikopter në të njëjtin rajon./ATSH
Loading...