Një 21-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 në Durrës. Policia njofton se ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 27.07.2021, në orën 22:40, në lagjen nr.1, Durrës, në një pallat dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. R., 21 vjeç, banues në Durrës, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Loading...