Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, ka vendosur që të jetë transparente me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilëve u tregon thuajse çdo gjë nga përditshmëria.
Prej disa ditësh, artistja ka udhëtuar drejt Turqisë së bashku me familjen e saj dhe disa të afërm të tjerë për të kaluar disa ditë pushimi.Mes postimeve të shumta nga koha e bukur që po kalon, aktorja nuk nguron t’i përgjigjet edhe disa prej komenteve të shumta që merr.
“Sa fshatare që je, si mundet?! Më vjen keq thjesht për modelin e keq që i përcjell vajzave të reja!”, i shkruante një ndjekëse, se cilës Rudina iu përgjigj me ironi: “Ehhh, të paktën të vjen keq!”.
Pasi mori mbështetjen e disa komentuesve të tjerë, Rudina shtoi: “Zilia zemër errëson sytë e miletit. Zili për dashurinë sidomos”.
Dembacaj ndau në Instastory edhe dy foto të vetes për të bërë krahasimin se si ka ndryshuar ndër vite.
Në anën e majtë, moderatorja duket me një lëkurë më të shndritshme dhe me një buzëqeshje më të bukur sesa në foton djathtas, të realizuar shtatë vite më parë.
Rudina ka treguar me video çdo ndërhyrje estetike që ka bërë në fytyrë, vendim të cilin e ka marrë që të ndihet më mirë me veten./panorama