Presidenti Meta bën lëvizjen e papritur

Sot Presidenti Meta me dekretin presidencial rrëzoi njërin nga ligjet e paketës fiskale për vitin 2019, pikërisht atë për disa ndryshime në ligjin aktual për “tatimin mbi të ardhurat”. Ky ligj i kthehet për rishqyrtim Kuvendit, fill pas mos dekretimit të ligjit për buxhetin e vitit 2019.

Mësohet se arsyeja kryesore për rrëzimin e këtij ligji është favorizimi që qeveria i bën korporatave dhe shtresës më të pasur të shoqerisë duke ulur ndjeshëm tatimin mbi dividendin nga 15 % ne 8%.

Loading...