Sinoptikania Lajda Porja e ftuar në një lidhje live në ‘’News24’’ thotë se sot temperaturat në qarkun e Elbasanit e Beratit kanë kapur kulmin me 43 gradë Celsius.
Ajo thotë se vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri do të vijojë edhe për disa ditë deri në fundjavë, teksa e shtuna pritet të jetë disi më e freskët.
Po ashtu Porja thekson se kjo verë është ndër më të nxehtat e 5 viteve të fundit teksa vë në dukje se ky korrik ka pasur temperatura shumë të larta.
Sinoptikania shton se në gusht nuk priten reshje shiu, përveç disa zonave të izoluara ku mund të ketë rebeshe, teksa temperaturat nuk do të jenë më të larta se 40 gradë Celsius. Pas datës 6 gusht thotë Porja, do të ketë një rënie temperaturash.