KLSH nis kontrollin te strukturat që po menaxhojnë shuarjen e zjarreve. Lidhur me zjarret e ditëve të fundit ,Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kryetarit Arben Shehu,ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit.
Inspektorët e KLSH kanë zbritur në të gjitha qytetet problematike përfshirë Vlorën dhe Fierin ku situata paraqitet më e rëndë .Kontrolli do të verifikoj menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve ,duke nisur që përdorimi i paisjeve si dhe anën organizative .
KLSH gjithashtu do të verifikoj tenderimet për paisjet e zjarrëfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve .
Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate ,do të ketë referime përkatëse në prokurori.Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ,ndërsa më problematike paraqitet situata në Karaburun ku zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë si dhe vëndhedhja e mbeturinave në Fier.