Sali Berisha nuk përmbahet ndaj Xhorxh Soros: Një armik i demokracisë dhe kombit shqiptar!

Ish-kryeministri Berisha i ftuar në një intervistë në ‘Ora News’, ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, në adresë të tij ditën e sotme, teksa shprehet se në 30 vite, ai është njeriu, politikani i miliona votave të shqiptarëve, më shumë se kushdo tjetër në historinë politike të këtij vendi.

Sipas Berishës, në rast se ai do të tërhiqej ndaj vendimit për shpalljen e tij non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është i bazuar vetëm në keqinformimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Blinken nga burimet e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, ky i fundit një armik i demokracisë dhe kombit shqiptar.

“Në 30 vite jam njeriu i miliona votave të shqiptarëve, më shumë se çdokush tjetër në historinë e këtij vendi. Në këtë kontest skam asgjë personale, aq sa e kam partiake dhe kombëtare. Në gjykimin tim, në rast se unë do të tërhiqesha ndaj një vendimi që e kam theksuar dhe e theksoj është i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken nga Edi Rama dhe Xhorxh Soros, një armik i demokracisë dhe kombit shqiptar.”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se akuzon Sorosin që futur të gjithë OJQ-nën dhe reformën në drejtësi nën ombrellën e PS-së.

“Rama dhe Thaçi kanë qenë promotorë të ndarjes së kufijve. Këta mashtrues u thanë se këtë e ka bërë Sali Berisha duke bërë konspiracion dhe unë jam futur në black listë, gjë të cilën e ka shpallur Edi Rama në vitin 2019. Unë Sorosin e akuzoj me baza. Unë e kam akuzuar se ka ndërtuar një monizëm duke futur të gjitha OJQ-të nën ombrellën e PS-së. Po ashtu e ka futur drejtësinë shqiptare nënë ombrellën e PS-së. Kjo reformë u nis nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Unë kam qenë vokal sikundër edhe Edi Ramës, për kompanitë të naftës së Soros.”, vijoi më tej z. Berisha.

Loading...