Shkrumbohet nga flakët një lokal në hyrje të qytetit të Beratit.
Vatra fillimisht është pikasur në pjesën e pasme të ndërtesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi.
Punonjësit e turnit kanë njoftuar zjarrëfikësen, por deri në ardhjen e efektivëve zjarrëfikës zjarri kishte shkrumbuar gjithçka brenda lokalit, që ishte i gjithi i ndërtuar me dru.
Pas gjysmë ore flakët janë vënë nën kontroll, por tashmë dëmi ishte bërë.
Lokali është në pronësi të shtetasit Luan Koka dhe në momentin e rënies së zjarrit brenda lokalit kanë qënë vetëm punonjësit.
Ekspertë të policisë e repartit zjarrëfikës janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërkohë që nga familjarët hedhinm dyshimet për zjarrëvënie të qëllimshme.