Vlorë/ Përfshihen nga flakët kodrat e fshatit Xhyherinë

Kodrat e fshatit Xhyherinë të Vlorës janë përfshirë nga flakët ditën e sotme, duke shtuar në këtë mënyrë vatrat aktive në Vlorë.
Mësohet se nga zjarri rrezikohen ullishtet e fshatit, ndërkohë flakët janë aktive prej një ore.

Vlora ka qenë e rrezikuar nga flakët prej disa ditësh, teksa dy vatra kryesore vazhdojnë të jenë aktive në Radhimë dhe në Karaburun.

Loading...