Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se opozitës i djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë.
“U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë🤮Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë😳”- shkruan Rama.
Edi Rama
✔
@ediramaal
U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë🤮Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë😳
Kujtojmë se deputeti Endri Hasa qëlloi Ramën me vezë, por ajo nuk e ka zënë duke i kaluar afër kokës. Pas kësaj ngjarje, Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin Endri Hasa.
(d.d/BalkanWeb)