Shitja e shtëpive për një çmim simbolik po bëhet modë në disa zona të Italisë. Qëllimi i autoriteteve lokale është rijetësimi i komuniteteve dhe ruajtja e banesave të vjetra.
Interesant është fakti që për 1 euro kanë dalë në shitje edhe shtëpi në zona bregdetare, si në Sardenjë, Pulja apo Kalabri.
Autoritetet po kontaktojnë me pronarët e shtëpive të braktisura në bregdet dhe po u kërkojnë atyre që t’i restaurojnë ato. Nëse nuk pranojnë, këto banesa do të ofrohen për 1 euro te blerësit që do të pranojnë të investojnë në to për reh abilitim dhe t’i mirëmbajnë minimalisht për një periudhë 3-vjeçare.
Iniciativa të ngjashme po ndërmerren edhe në vende të tjera si Kroaci dhe Spanjë.
Loading...