Brataj thirrje qyetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut

Prej ditësh i nxehti afrikan ka “pushtuar” vendin dhe të shumta janë problemet që ka sjellë te organizmi i qytetarëve. Dhimbjet e zemrës dhe humbja e ndjenjave janë ndër problemet më të hasura te pushuesit në zonat turistike.

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka treguar se në rreth një muaj e gjysmë në qendrat shëndetësore verore janë kryer me shumë se 15 mijë vizita. “Qendrat Shëndetësore turistike janë pajisur të gjitha me teste të shpejta. Janë bërë disa dhe janë identifikuar disa persona që më pas janë drejtuar në spitale.

Baza e piramidës së sëmundshmërisë është ajo kardiologjike, të shtuar edhe humbja e ndjenjave për arsye edhe të të nxehtit. Temperaturat e larta janë një faktor mund të çojë në gjendje të të fiktit”, thotë Brataj.

Gjithashtu, Brataj ka theksuar se fëmijët dhe të moshuarit, sidomos ata që trajtohen për hypertension duhet të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve. “Nuk duhet të dalin në orët e nxehta dhe sidomos të këshillohen me kardiologun për çdo rast”, shton ai për “ABC”.

Loading...