Surprizë në garën e kërcimit së larti, dy medalje të artë të Lojërave Olimpike

Surprizë në garën e kërcimit së larti. Do mbahet mend gjatë ajo që ndodhi mes atletëve Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit të dielën në Tokio.

Të dy ata kanë fituar nga një medalje të artë të Lojërave Olimpike, pasi të dy konkurrentët kanë kërcyer lartësinë 2.37 metra.

Atleti 30-vjeçar arab, Barshim dhe 29-vjeçari italian Tamberi dështuan në tri provat e tyre për të kaluar lartësinë 2.39 m, kësisoj të dy atletët i shtërnguan duart njeri-tjetrit si fitues, pasi rregullorja e parashikon edhe mundësinë e dhënies të dy kampionëve olimpikë dhe dy medaljeve të arta.

Edhe atleti Maksim Nedasekau i Bjellorusisë gjithashtu e kaloi lartësinë 2.37 m, por ai pati më shumë prova të dështuara, duke u renditur i treti në këtë garën e kërcimit të larti dhe merituar medaljen e bronztë.

Loading...