Mjekja e regjistroi aḅorṭ/ Detaje të reja nga vd ek ja e foshnjës ,procedohet mjekja e maternitetit

Detaje të reja janë zbuluar nga vd ek ja e foshnjës në Pogradec për të cilën u procedua mjekja e maternitetit.
Korrespondentja e Panorama.al, Dhoriela Çule bën me dije se mjekja e klasikoi foshnjën të pajete pasi nga lindja përpara kohe ajo nuk q ante.
Nëna 21-vjeçare me iniciale D. Y. lindi fëmijën në muajin e 24 të shtatzanisë, ndërkohë mjekja në kartelë e regjistroi si ab ort, pavarësisht se fëmija ishte ende gjallë.

Akoma më e rëndë, mjekja e vendosi fëmijën në një kuti dhe e ka lënë në një sallë pasi ajo nuk qante. 3 orë më vonë, motra e babait të foshnjës e cila hyri në këtë dhomë dëgjoi të q arat e fëmijës.

Menjëherë foshnja u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar por nuk ka arritur të mbi jetojë.
Babi i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarimin e mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë ab ort.

Loading...