Zjarri në Delisuf të Vlorës është neutralizuar plotësisht. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, po ashtu, ministri Peleshi bën të ditur se ndërhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka bërë të mundur që të reduktohet zjarri dhe kështu të eliminohet edhe rreziku nga banesat.
Në pamjet e publikuara shihen zjarrfikësit në përpjekje për të shuar flakët, ndërsa dëmi i bërë nga vatrat e zjarrit është i dukshëm.
POSTIMI I NIKO PELESHIT “Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që nderhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave.”
Loading...