Aktori i njohur ndërron jetë gjatë xhirimeve të filmit më të ri, ja çfarë dyshohet

Aktori i njohur i filmave, Jay Pickett, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e tij, Elena Pickett.
I trishtueshëm është fakti se aktori ishte duke xhiruar një skenë për filmin e ardhshëm “Treasure Valley” në momentin që ndërroi jetën. Regjisori i filmit, Travis Mills, ka treguar se Jay Pickket ishte në Idaho duke xhiruar.
“Jay Pickett, aktori ynë kryesor, shkrimtari, producenti dhe krijuesi i këtij filmi ka ndërruar jetë papritur teksa ishim në vend duke u përgatitur për një skenë filmi. Zemrat tona janë të th yera dhe jemi të pikëlluar për familjen e tij, që janë të shkatërruar nga kjo t ragjedi sh okuese.

Ai ishte duke bërë atë që donte më shumë duke aktruar, kalëruar dhe bërë filma. Dhe ai ishte i jashtëzakonshëm”, ka shkruar regjisori në një postim në facebook në faqen zyrtare të filmit.

Ndërkohë që ende nuk ka një përfundim zyrtar, dyshohet se shkak mund të jetë bërë një at ak ka rdiak.

Loading...