Meterologia jep alarmin: Përveç temperaturave që do të rriten, do të ketë edhe…

Teksa të gjithë i kanë sytë nga qielli, duke u lutur për shi në këto ditë të nxehta vere ku zjarret janë përhapur në të gjithë vendin, duke se vetëm pak zona do e kenë këtë fat nga dita e premte.
Sinoptikania Lajda Porja tregoi se dhe sot e nesër do të ketë temperatura të larta, teksa nga e premta pritet një rënie me 5-7 gradë. Por sipas saj, alarmi i kuq është për ndryshimin e parametrit të erës, i cili nesër do të ketë rritje me 10 km/orë.
“Lajmet nuk do të thosha që janë të mira për momentin, duke qenë se ne mbetemi ende në valët e të nxehtit afrikan, të paktën sot edhe nesër. Sot temperaturat janë rreth vlerës 40 gradë. Ka pasur një rënie të lehtë, të papërfillshme nga vlerat 43 gradë e kësaj vale të nxehtë, vala e tretë për këtë verë dhe më e nxehtë për 4-5 vitet e fundit, të paktën në territorin shqiptar, ku termometri është ngjitur në 43 gradë.

I gjithë rajoni ka shënuar vlera të larta, Greqia, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut. Kemi nesër një rritje të lehtë të temperaturave, kur termometri do shkojë në 41 gradë, e gjithë zona ku është problematike sa i përket zjarreve, pasi ka rritje në zonat jugore dhe jugperëndimore që nga qarku i Elbasanit e poshtë, Fier, Vlora e Gjirokastra pritet të kenë vlera më të larta për ditën e nesërme.

Ajo që vlen të theksohet dhe alarmi i kuq për të gjithë ata që dëgjojnë, do të kemi problematika me parametrin e erës. Sot do jetë 40-45 km/orë, por duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, duke qenë se do kemi një tërheqje graduale të masave ajrore afrikane dhe ardhjen e një mase tjetër më të freskët do të kemi dhe menjëherë dhe ndryshimin e parametrit. Nesër do kemi një erë goxha të fortë, që mund të shkojë në 50-55 km/orë.
Sidomos dita e enjte dhe kryesisht në zonat jugore dhe juperëndimore që do të kenë dhe një erë të fortë gjë e cila sjell dhe zgjerimin e hartës së zjarreve. Era do jetë e pranishme dhe të premten dhe në fundjavë, por nesër pritet më e fuqishme. Dita e nesërme do të sjellë dhe një tjetër rritje. E gjithë Ultësira Perëndimore mbetet në vlerat 39-41 gradë”, tha Porja.
Ajo shpjegoi se jemi ende në valët e të nxehtit afrikan dhe se akoma nuk ka një tërheqje. “Tërheqje të kësaj vale presim të premten, ku do ketë ulje të temperaturave me 5-7 gradë në shumë zona dhe në normalizim të vlerave termike, duke shkuar në 34-35 gradë”, tha ajo.

Sinoptikania e Meteoalb u shpreh më tej se për sa i përket reshjeve, nesër do ketë një kalim i lehtë të një sistemi vranësirash, i cili do të kalojë në zonat veriore e perëndimore duke sjellë rrebeshe shiu kryesisht veriu dhe shumë pak zonat qendrore.

“Ndërkohë Jugu do mbetet pa reshje. Rrezikohet paraditja e së premtes nga rrebeshe shiu që fatmirësisht sinjalet e modeleve dhe parashikimit tregojnë reshje në zonat jugperëndimore, pra në Karaburun, në zona ku ka dhe zjarre. Rrebeshet do të jenë shumë të pakta, nuk është se presim reshje të konsiderueshme, duke qenë se ky sistem vranësirash është i fokusuar në veri të Ballkanit, vetëm kalon në territorin shqiptar.

Por parashikohet që këto rrebesh të paktën në ato zona ku ka zjarre, vatra të vogla të kemi dhe një përmirësim të kësaj situate. Më pas ditët në vijim, të paktën deri në datën 17-18 do jemi në temperatura më normale të stinës, moti do jetë i kthjellët, nuk parashikohen reshje dhe vlerat 34-35 gradë.

Le të shpresojmë, sipas sinjaleve që kjo të jetë dhe vala e fundit për këtë verë. Është një valë që ka qëndruar shumë gjatë në kohë, që në fund të korrikut me temperatura shumë të larta, 43 gradë. I janë afruar rekordit historik 43.4 në qytetin e Gjirokastrës”, tha Porja.

Loading...