Zjarret në Turqi, reagon për herë të parë Erdogan: Është një kërcënim global

Ka reaguar për herë të parë, pas zjarreve masive në Turqi, presidenti i vendit, Tayyip Erdogan. Në një intervistë televizive për mediat vendase, kreu i qeverisë tha se zjarret pyjore janë një kërcënim global, që po ndodhin kudo, jo vetëm në Turqi.

”E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është edhe si një kërcënim terrorist”, tha ai. Në fjalën e tij ai theksoi se kanë qenë aktive 187 vatra, ku 15 prej tyre ende nuk janë shuar.

Zjarri në Turqi ka mbi 5 ditë që ka nisur dhe ka shkatuar dëme të mëdha në pyje, banesa, turizëm dhe më e keqja, kanë ndërruar jetë 8 persona.

Loading...