Shoferët e makinave tip ”Porsche” në Gjermani grumbullojnë më shumë pikë ndëshkimi në patentat e tyre krahasuar me shoferët e makinave të tjera, sipas një studimi të kontratave të sigurimit.
Sondazhi nga faqja e internetit e krahasimit të çmimeve ”Check24”, ku del se pothuajse 11 për qind e shoferëve të markës me fuqi të lartë treguan se kishin pikë të hequra në patentat e tyre.
Ata ndiqen nga shoferët e ”Jaguar”, me 9,6 për qind.
Më shumë se tetë për qind e shoferëve të ”Audi”, BMW dhe ”Land Rover” kishin pikë ndëshkimi, kundrejt mesatares kombëtare prej 6,5 për qind të të gjithë shoferëve.
Shoferëve në Gjermani që u hiqen tetë pikë nga patenta, u merret kjo e fundit.
Loading...