20 vite më parë u nda nga jeta tragjikisht Ledi Diana pas një aksidenti me makinë. Ishte 31 gushti i vitit 1997 kur në Paris humbi jetën tragjikisht Ledi Diana.
Gjatë vitete të jetesës ajo kishte shumë momente të arta por edhe të trishtuara. Jeta e saj karakterizohej nga shumë momente që hynë në histori, duke nisur që nga martesa me Princin dhe deri lindja e dy fëmijëve.
Por veç këtyre jeta e Dianës ishte e mbushur edhe me beteja të panumërta humanitare. Më poshtë kemi shprehejet që ajo përdorte më së shumti:
“Të gjithë kanë nevojë të ndihen të vlerësuar. Çdokush ka potencialin që të japë diçka në këmbim.”
“Nëse gjen dikë për ta dashur në jetën tënde, duhet ta mbash fort, duhet ta ruash… E nëse je kaq me fat sa të gjesh një njeri që të do, atëherë ti duhet ta mbrosh.”
“Bëj një gjest rastësor mirësie, pa pritur asnjë shpërblim, me bindjen se një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ty.”
“Çdokush nga ne synon të tregojë se sa i do të tjerët, por në të njëjtën kohë edhe se sa e do veten.”
“Nuk ngushëllohet njeriu që vuan, duke i treguar vuajtjet e atij që jeton në komoditet.”
“Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Shumëkush nuk e pëlqen këtë, por kjo është ajo që unë jam.”
“Dua që fëmijët e mi të mësojnë të kuptojnë emocionet e njerëzve, pasiguritë dhe shqetësimet e tyre, shpresat dhe ëndrrat e tyre.”
“Jeta është veçse një udhëtim.”
“Do të doja të isha mbretëreshë në zemrat e njerëzve, por nuk e shoh veten si mbretëreshë e këtij shteti.”
“Kudo ku ka vuajtje, atje dua të jem, që të bëj çfarë mundem.”(J.V/Shuplaka)