Të përdorësh heshtjen, kur tjetri pret që të ulërasësh!Kjo është pjekuria

Ne e përjetojmë në situata të ndryshme: në shtëpi, në shkollë, në punë, në jetë.

Ka njerëz që shkaktojnë stuhi nga të cilat nuk duan të dalin, por përpiqen të fusin edhe të tjerët.

Ne do të takojmë shumë prej këtyre njerëzve, që nga lindja, deri në frymën tonë të fundit.

Ne do të takojmë njerëz që duan të na mashtrojnë, të na përdorin …

Ne do t’i takojmë ata në mjedise të ndryshme, secili me mendimet, qëllimet dhe vizionet e veta të botës.

Në mënyrë të pashmangshme do të ballafaqohemi me ata që e jetojnë realitetin, në një mënyrë tjetër nga e jona, me ata që e bëjnë padrejtësinë, flamurin e tyre.

Egoizmi mbretëron kudo, duke shkaktuar viktima, abuzuar me të dobëtit, duke shtypur vlerat dhe virtytet e të tjerëve.

Kurioziteti ka marrë vendin e interesit autentik. Na pyesin se me kë rrijmë, nëse jemi të martuar, nëse kemi fëmijë dhe sa.

Do të na kërkojnë për një sasi të konsiderueshme informacioni rreth jetës sonë, por vetëm që më pas ta kritikojmë, ta gjykojnë, ta hedhin poshtë.

Pastaj ka nga ata që në emër të një pseudo të vërtete, na shkaktojnë shqetësim, na fyejnë, bëjnë vërejtje të pakëndshme.

Do të jenë ata që do të thonë se ne jemi të shëndoshë, se jemi të vjetër, ata që do të na qortojnë dhe do të na gjykojnë për mënyrën e jetës që kemi zgjedhur.

Pabesueshmërisht.

Edhe pse e gjithë kjo nuk është fare punë e tyre.

Ata janë të njëjtët njerëz që kurrë nuk do të pranojnë se janë jashtëzakonisht negativë për veten dhe për të tjerët.

Njerëz që nuk marrin përgjegjësi për atë që kanë shkaktuar vetë.

Ata fajësojnë botën, viktimizojnë vetveten, përhapin mosmarrëveshjen kudo ku janë.

Varet nga ne që të ruajmë kontrollin, të balancojmë, të marrim distancat e nevojshme në mënyrë që të mos mbytemi në stuhitë e tyre.

Varet nga ne që të imunizojmë veten nga negativiteti i tjetrit dhe të kuptojmë se jo të gjithë dëshirojnë ta shpëtojnë veten nga ato stuhi.

Dhe kur kuptojmë se çdo reagim është i padobishëm, se çdo vepër e mirë bie në një zbrazëti, që krahasimet janë shkatërruese, atëherë mund të zgjedhim vetëm heshtjen.

Heshtja gjithmonë do të jetë përgjigja më e mirë për ata që vetëm duan të na bëjnë të shqetësuar, ta bëjnë ajrin toksik, për të neutralizuar të gjithë të keqen që na rrethon.

Loading...