I futet në shtëpi gjatë natës, nusja bën për spital ish-vjehrrën në Durrës/ Policia shpall në kërkim 30-vjeçaren

Rezervoni udhetimin tuaj per ne Sazan dhe Karaburun tel: 0682407915
Policia bën me dije se shtetasja me ininciale K.M, 30 vjeçe, banuese në Armathë të Durrësit është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta.
Fatmirësisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Loading...