Ndërtesat e larta në Hong Kong kanë zbrazëtira apo vrima.
E një gjë e tillë që u ka rënë në sy njerëzve, la lënë shumë pyetje se pse ekzistojnë ose për çka shërbejnë ato zbrazëtira.
E prapa kësaj fshihet një bestytni kineze.
Ato që quhen “Dyert e Dragoit”, sipas parimeve kineze të njohura si “Feng Shui”, shërbejnë që dragonët të fluturojnë nga malet në ujëra për çdo ditë.
Sipas kësaj logjike, besohet se nëse do tu bllokohej rruga dragonjve atëherë një veprim i tillë do të sjellë fatkeqësi dhe të zeza.
Ndërtesat të cilat nuk i kanë pasur të ndërtuara mirë “Dyert e Dragoit” janë fajësuar se kanë qenë shkaktarë që bizneset afër tyre kanë falimentuar.
Loading...