Përfundon me sukses procesi i regjistrimit fillestar, për bllokun e I-rë të Zonës Kadastrale 3844 Vuno, Bashkia Himarë, qarku Vlorë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u shpreh se “siç morëm angazhimin para qytetarëve të Bashkisë së Himarës, po ecën me ritëm të shpejtë procesi i zgjidhjes së problematikave të pronësisë së tokave”.
Sipas tij, Kadastra Shqiptare përfundoi me sukses procesin e regjistrimit fillestar për bllokun e I të ZK 3844 Vuno, Bashkia Himarë me 465 pasuri. Paralelisht nga ana e DVASHK Vlorë po punohet për trajtimin e kërkesave për kalimin në pronësi të objekteve të ndërtuar para viti 1991 dhe të truallit funksional të tyre.
“Gjithashtu, pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 1481 fshati Dhërmi, Bashkia Himarë, është përgatitur regjistri kadastral për këtë zonë, Blloku 1 dhe 2, ku rezultojnë 860 pasuri të paluajtshme.
Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe do të përfundojë më dt.18.09.2021”, theksoi Gjiknuri.