Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka filluar një profesion të ri. Ai është shfaqur si Babagjysh gjatë një vizite të papritur në një spital për fëmijët e sëmurë në Ëashington. Obama mbante një kapuç të Babagjyshit dhe një thes me dhurata të shpinë ndërsa hyri të mërkurë në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve.
Ish-presidenti gëzoi fëmijët ndërsa u shpërndau dhurata dhe përqafime.
“Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju,”-iu drejtua Obama stafit të spitalit. “Kisha mundësinë të flisja me disa fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj situatën ku ndodhen infermierët, stafi, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston.”
Presidenti i 44-të i SHBA jeton ende në Washington dhe vitin e kaluar u vesh si Babagjysh dhe vizitoi nxënësit e shkollës së mesme Boys & Girls Club në kryeqytet.