Qytetarja greke nuk pranon të evakuohet nga zona e zjarrit: Nuk largohem, do të mbroj shtëpinë time

Greqia vazhdon akoma të jetë në një situatë të vështirë nga zjarret që kanë përfshirë qindra zona duke djegur mijëra hektarë tokë e banesa. Banorët prej ditësh i kanë kërkuar dorëheqjen kryeministrit Mitsotakis për keqmenaxhim të situatës.

Një grua, banore e zonës së Pefki përpara se të evakuohej nga banesa e saj është shfaqur e zemëruar dhe inatosur para kamerave të mediave greke duke u ankuar se lëvizja e banorëve në Istiaia është një gabim i madh pasi zjarri përhapet atje.

“Është një krim i organizuar,” tha ajo, duke shtuar se do të qëndrojë në zonë deri në fund për të shpëtuar shtëpinë e saj. “Ku po na dërgojnë?” A ka ardhur ndonjëherë dërguesi këtu? A na dërgojnë për të pirë duhan? Këtu jemi në një vend bregdetar dhe na kërkojnë të largohemi. Ku të shkojmë “? Mijëra banorë të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre të cilat tashmë janë shkrumbuar nga flakët.

Loading...