Policia kap ‘thesarin’ me mijëra euro në makinë

Kontrolle të shtuara nga Policia në akset rrugore me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe ekuestrohen një sasi eurosh një shtetasi që qarkullonte me një automjet tip “BMW”.

Sekuestrohen 49.980 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundraligjshme.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të masave të marra për mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit në qarkun e Fierit, janë shtuar kontrollet në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal.

Si rezultat i kontrolleve, nga Forca e Posacme “Shqiponja” në qytetin e Lushnjes u ndalua automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin S. P.

Gjatë kontrollit, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 49.980 euro për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, proceduan penalisht shtetasin S. P., 37 vjeç, banues në Belsh.

Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Loading...