Arrestohet 43-vjeçari që u vinte flakën pyjeve në Greqi, hiqej si zjarrfikës vullnetar

Një 43-vjeçar është vendosur në prangat e policisë greke, për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Kryenorit. Pavarësisht se merrte pjesë në aksionet e shuarjes së flakëve, si vullnetar dhe hiqej si drejtues autobuzi ai nuk i shpëtoi prangave. Teksa ai bënte sikur ndihmonte shuarjen e zjarrit, prapa tij, gjendeshin papritur vatra të reja.

Këto nxitën më shumë dyshimet e autoriteteve, që vendosën që të arrestonin burrin. 43-vjeçari akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkaktuar mijëra ha tokë të djegur.

Policia pas arrestimit i ka shtrirë kontrollet në shtëpinë e 43-vjeçarit ku ka gjetur çakmakë dhe mjete të tjera që përdoreshin për djegie.

Loading...