E rëndë/ U fut në det dhe nuk doli më, humb jetën pushuesi në Vlorë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa ndodhej me pushime në Vlorë.

Mësohet se i moshuari nga Berati me iniciale E.H., kishte hyrë në det në Zvërnec dhe është nxjerr pa shenja jete.
Dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.

Loading...