Jahtet luksoze vizitojnë Portin e Sarandës edhe në dimër

Saranda një nga qendrat turistike më atraktive në jug të Shqipërisë, për turistët e vizitorët e shumtë, po vizitohet këto ditë dhjetori, nga një prej jahteve të cilësuar, si më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në botë, “Ocean Black Pearl”.

Bregdeti i bukur i qytetit të Sarandës, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe në dimër është kthyer në një destinacion të kërkuar dhe mjaft të preferuar për turistët dhe biznesmenë të huaj nga vende të ndryshme të botës.

Jahti “Ocean Black Pearl” (Perla e Zezë e Oqeanit) i ankoruar sot në portin e Sarandës, për vetë llojin unik të tre shtyllave të larta me vela që ka, është si një ndër jahtet me vela më të mëdha të botë, që cilësohet ndër modelet e lider në gjeneratën e re të jahteve me vela.

Gjatë këtij viti Saranda, shënoi një numër rekord të fluksit të vizitorëve, turistëve dhe një destinacioni i preferuar nga anijet dhe jahtet që shijojnë bukurinë e vendit tonë.

Në muajin korrik porti i Sarandës u vizitua edhe nga Jahti “Sailing jaht A”, në pronësinë të një miliarderi tjetër rus. Ndërsa tani edhe pse jemi në muajin dhjetor dhe temperaturat janë relativisht të ulëta, ka ardhur jahti “Ocean Black Pearl”, 106.7 metra e gjatë, duke e kthyer në traditë tashmë, që në Sarandë të vijnë jahte të tilla. /atsh

Loading...