Lajm i fundit/ Grabitet lokali, hajdutët futen brenda dhe marrin paratë

Një lokal në zonën e njohur si “21 dhjetori” në Tiranë është grabitur. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në datën 8 gusht.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se persona ende të paidentifikuar, janë futur në lokalin në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe kanë marrë një shumë parash që ende nuk bëhet me dije.
Lokali rezulton të jetë në pronësi të personit me inicialet E.K..

Njoftimi i policisë: Më datë 08.08.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë vjedhur një shumë parash në lokalin në pronësi të shtetasit E. K. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...