Dorëheqje masive në Partinë Demokratike në Korçë, largohen 51 drejtues të rëndësishëm.
Kryetari, Sekretarë dhe Koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas në Korçë janë dorëhequr duke i dhënë një “shuplakë” kryedemokratit Lulzim Basha për të cilin thonë se po e kthen partinë në klienteliste dhe në funksion të interesave të tij personale.
Dorëheqjet vijnë pas largimit të kreut të PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe 14 anëtarëve disa ditë më parë.
Letra e plotë e 51 drejtuesve të strukturave të degëve:
Të nderuar demokratë dhe demokrate!
Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.
Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.
Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese.
Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë.