Vatër e re zjarri në Dukat të Vlorës, rikthehet ushtria në Llogora

Teksa vatrat e zjarrit u shuan në Dukat të Vlorës këtë të martë, një e re është shfaqur në afërsi të pishave të Llogorasë.

Forca të shumta të shërbimeve zjarrfikëse janë ngjitur në mal për shurjen dhe neutralizimin e flakëve. Njëkohësisht edhe forcat e ushtrisë jane rikthyer në zonë.

Dyshimet e para janë per zjarrvënie të qëllimshme. Zona pranë Llogorasë ishte një nga vatrat kryesore të zjarrit në fundjavë. Por, pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter u bë e mundur të evitohej rreziku.

Loading...