Mjeku imazherist i kthehet keq Piperos: Ordiner, hajdut…

Mjeku imazherist në spitalin infektiv, Renato Osmënaj, ka hedhur akuza të forta ndaj mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, pasi ky i fundit tha se varianti Delta transmetohet për 5 minuta nga një person te tjetri.
Osmënaj në rrjetet sociale shkruan se Pipero nuk ka hyrë kurrë brenda në spitalet Covid, dhe as nuk ka një specializim në sëmundjet infektive.
Duke iu referuar klinikës private të Piperos, ku qindra njerëz presin në radhë për testet Covid, Osmënaj shkruan se kolegu i tij është një ordiner, dhe mediat nuk duhet që t’i japin hapësirë për të dhënë mendime.

“Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet covid bën deklarate tē nivelit kombëtar?! Një person që nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektive jep opinione pēr pandemi! Një hajdut dhe një media ordinere mund të lançojë mesazhe të tillë! Turp për atë palo mjekësi që ju ka ngelur!”, shkruan mjeku imazherist.

Gjatë pandemisë, Pipero disa herë ka ndryshuar qëndrimet e tij mbi Covid. Nëse fillimisht ishte Pipero ai që thoshte se Covid është një grip i zakonshëm, i njëjti tashmë thotë se Delta është shumë e rre zikshme, dhe mund të agravojë situatën e infektimeve.

Loading...