Ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë kërkuar cigare dhe çokollata nga ministri i Kosovës, Armend Mehaj. Ky i fundit ishte sot në Kukës, aty ku vizitoi efektivët e FSK-së që kanë ardhur në territorin shqiptar për të ndihmuar në shuarjen e flakvëe.
Ministri i takoi dhe ushtarët kërkuan cigare e çokollata. Fillimisht, është një prej efektivëve që e pyet Mehajn nëse e pi cigaren. Kur ai përgjigjet negativisht, ushtari i thotë se donte që tu linte ndonjë paketë, jo se ata do t’i ofronin ndonjë cigare. Të gjithë qeshin dhe më pas kërkojnë edhe çokollata.
Pjesë nga biseda, në minutën e parë:
Ministri: A doni me ju shti me pi diçka?
Ushtarët: Jo…
Uhstari: Zoti ministër, a e pini vigaren…
Minsitri: Jo vallahi…
Ushtari: Jo thamë a ke naj paketë me na e lënë…
Ushtari tjetër: Ngjom edhe ne nga Tropoja…nuk i lom bash vetëm…ama çokollata dum
Ushtari tjetër: S’dum çokollata. Të ketë ëmbëlsira po ama me merak e kemi cigaren.
Ushtarët bashkë: Ministër, faleminderit! Respekt!
Ministri: E mora mesazhin unë. Ej, faleminderit