Kryemadhi: “Ne duhet ti kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që do të drejtojë këtë vend”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi nga foltorja e kuvendit se sot Shqipëria qeveriset nga një i çmendur.

Ajo tha se Ministrja Nikolla e cila po kërkon të largohet një orë e më parë nga institucioni, po mbahet peng nga Edi Rama.
Ne duhet ti kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu do të drejtojë këtë vend. Më vjen keq për zyshën time Lindita Nikollën, e cila është dendur me ilaçe dhe po pret të largohet nga institucioni që drejton për të mos mbajtur në shpatulla gjithë këtë presion, po mban mbi kurriz 140 mijë studentë sepse nuk i do Edi Edit. Nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë arrogancën e një të çmenduri’, deklaroi Kryemadhi.

Loading...