Pavarësisht kritikave nga qytetarët dhe artistët shqiptarë, Bregovic do të vijë në Shqipëri. Ai do të performojë në Festën e Birrës me datë 22 Gusht ora 21:00.
Bileta për të ndjekur nga zona poshtë skenës performancën e tij kushton 1 mijë lekë të reja, ndërsa nuk dihet ende çmimi për personat më afër këngëtarit.
Kujtojmë se nënkryetarja e Bashkisë së Korçës është shprehur se Bregovic nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se arti nuk duhet ngatërruar me politikë.
Loading...