Qëlloi 16 plumba mbi ish-të dashurën dhe partnerin e saj, flet Ibrahim Rudi: Doja vetëm …

Ibrahim Rudi, i cili terrorizoi dje qytezën e Galipolit në Apulia të Italisë, ka folur sot për mediat duke treguar detaje nga ngjarja e rëndë, që fatmirësisht përfundoi pa viktima.

21-vjeçari lëshoi 16 plumba kallashnikovi mbi ish-të dashurën e tij dhe partnerin e ri të saj, ndërsa për policinë tha se nuk kishte qëllim t’i vriste. Ai deklaroi para hetuesve se donte vetëm t’i trembte ata, pasi kishte inat me ish-të dashurën, me të cilën ishin ndarë muaj më parë.

Ai e përjashtoi mundësinë se partneri i saj ishte shënjestra. Por prokurorja këmbëngul se i riu qëlloi për të vrarë, ndryshe nuk do të kishte shtënë disa herë në ajër.

Loading...