Ja sa vatra aktive janë në vend

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ditën e sotme për zjarret e rëna në vend, ku ka bërë të ditur se vatrat akive nuk përbëjnë rrezik për banesat.

Gjithsej në vend ndodhen 6 vatra aktive, ndërkohë që gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, baskia Lezhë.

Njoftimi i Ministrisë:

6 vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.

Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të ulët dhe strukturat janë në ndjekje të situatës.

Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët. Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren. Situata është në monitorim.

Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri, ndërsa situata është në ndjekje.

Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Dy vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre, por me intensitet të ulët në fshatin Radat, bashkia Dropull. Edhe aty ka filluar sërish operacioni për shuarjen e flakëve.

Loading...