Shqiptarët protestojnë përballë ambasadës italiane në Shqipëri

Ditën e sotme, në orën 10:00, është mbajtur një protestë përballë ambasadës italiane në Shqipëri. Protestat po zhvillohen si pasojë e ligjit të miratur në qershor në parlamentin e Italisë, nga i cili preken e shqiptarët, duke mos u njohur pensionet.

Sakaq, shoqatat shqiptare në Itali prej kohësh kanë nisur lobimin për njohjen e pensioneve. Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali është i konsiderueshëm edhe nga pikëpamja e derdhjes së kontributeve të tyre të cilat përgjatë një periudhe 30 vjeçare arrijnë shifrat 13 miliard euro, plus depozitat e tyre. Dhjetëra emigrantë që kanë punuar me dokumente të rregullta në Itali protestuan sot duke kërkuar realizimin e marrëveshjes dypaleshe në mënyrë që t’u njihen kontributet që kane derdhur në vendin fqinj.

Në fakt Shqipëria nuk ka një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë punuar atje të përfitojnë pension për aq vite sa kanë punuar. Emigrantët u shprehën se u është premtuar shumë herë një zgjidhje por më shumë është bërë propagandë dhe zhurmë mediatike sesa diçka konkrete.

“Kërkojmë nënshkrimin e marrëveshjes, i kemi dërguar të gjitha dokumentat. Zotit Rama i kemi shkruar dhe asgjë, ai më shumë po rri me Merkelin në Europë se sa po merret me cështjet e shqiptarëve, po na vjedhin djersën tonë. Ai e premtoi që pas votimeve do vihej në zbatim kjo marrëveshje për të bashkuar vitet e punës por ja që akoma nuk është dhënë një përgjigjie.

Sot askush nuk po interesohet, mos të jetojmë duke u kërkuar lekë fëmijëve në fund të muajit, na kanë premtuar përgjigjie dhe po na humbin mundin tonë “– u shpreh një nga emigrantët.

Një protestues tjetër theksoi se në bazë të Kushtetutës në Itali emigranti ka gjithë të drejtat e providencës sociale por shqiptarët diskriminiohen sepse sipas tij jemi shtet inferior.

“Jemi të diskriminuar vetëm se kemi punuar në Shqipëri edhe pse kemi punuar 45 vite, pse duhet të pres atë pensionin e pleqërisë. Po të jetë marrëveshja unë që nesër mar pensionin tim, nuk duhet të na quajnë si kategori të dytë, u premtua në 2014 dhe asgjë.

Të na njohë të paktën në mënyrë figurative si gjithë qytetarët italiane, pse të pres akoma kur kontributet i kam dhënë? Është një veprim i turpshëm, të jesh 88 vjec dhe të mos gëzosh gjithë atë sakrificë, janë bërë disa takime por asgjë konkrete. Ka një propagandë dhe zhurmë mediatike por jo dicka që është vënë në zbatim. Emigranti ka gjithë të drejtat e providencës sociale është shkruar edhe në kushtetutë, jemi shtet inferior“- u shpreh një emigrant tjetër.

Loading...