Procedohen penalisht dy persona për zjarrvënie

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia për zjarrvënie.

Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar penalisht një banues në fshatin Radat, Dropull me inicialet V.O, pasi gjatë disa punimeve në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.

Gjithashtu, shërbimet e policisë në Memaliaj kanë proceduar penalisht 51-vjeçarin M.B., pasi duke djegur barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Informacion

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Gjirokastër.

Dogjën me zjarr sipërfaqe të ndryshme me bimësi, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Postës së Policisë Dropull proceduan penalisht shtetasin V. O., banues në fshatin Radat, Dropull, pasi gjatë kryerjes së disa punimeve me troho në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.

Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj proceduan penalisht shtetasin M. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Loading...