Kura me tre lugë vaj ulliri, të mirat që i sjell organizmit

Vaji i ullirit është cilësuar gjithnjë si “ilaçi i jetëgjatësisë” prej vlerave ushqyese dhe të mirave që i sjell organizmit tonë. Në këtë artikull do të gjeni një kurë natyrale, që ka të bëjë me konsumimin e 3 lugë gjelle vaj ulliri në ditë.

Ja cilat janë efektet positive të kësaj kure në organizmin tonë:

Redukton Tensionin e Lartë

Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe acidit oleik, vaji i ullirit ndikon pozitivisht në reduktimin e tensionit të lartë. Ndaj dhe konsumimi i tre lugëve vaj ulliri në ditë ndihmon në parandalimin e hipertensionit.

Ndihmon Sistemin e Tretjes Vaji i ullirit mbron shëndetin e stomakut duke reduktuar aciditetin duke ndihmuar aparatin tretës në mirëfunksionimin e tij.

Përthithja e kalçiumit dhe magnezit

Kalçiumi dhe magnezi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shëndetin e organizmit. Sipas të dhënave, vaji i ullirit është një ndër produktet fantastike që ndihmojnë trupin në përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe magnezit që marrim përmes ushqimit.

Problemet me zemrën dhe kolesteroli në gjak

Konsumimi i tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë ndihmon zemrën të jetë e shëndetshme dhe e fortë dhe të kryejë normalisht funksioninin e saj. Vaji i ullirit konsiderohet si produkti më i mirë në parandalimin e problemeve me zemrën. Vaji i ulliri ndihmon në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak ndërsa përmirëson nivelin e pehazhit në trup.

Loading...