Fisnik Ademi aktori i njohur nga Kosova ka përfunduar në spital.
Ai është ndeshur me një problem serioz shëndetësor dhe sipas “Prive” familjarët e aktorit kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve në Jug të Shqipërisë.
Pas një komplikacioni, ai është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe fatmirësisht tani është në një gjendje të mirë shëndetësore.
Këtë lajm e ka konfirmaur vetë bashkëshortja e tij, modelja e njohur Dhurata Lipovica.
Loading...