Kjo e fundit përmes një njoftimi zyrtar sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Të njëjtat burime sqarojnë se automjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit V. Bello, 59 vjeç, ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit. Bello punon si shofer ambulance në Orikum, ndërsa nuk dihet nëse ai ka pasur konflikte.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit.
Orikum, Vlorë Informacion paraprak nga policia:
Rreth orës 19:30 në Orikum ka ndodhur një shpërthim në rrethana ende të paqarta, në automjetin tip “Ford” në pronësi të shtetasit V.B, 59 vjeç, të cilin e kishte parkuar pranë banesës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit.