Arben Malaj publikon rrëfimin tronditës për Luiza Gegën

Ish-deputeti Arben Malaj, përmes një postimi në facebook, ka pasqyruar disa të pathëna trishtuese mbi atleten Luiza Gega.

Edhe pse Shqipëria krenohet me emrin e saj në Olimpiada, ku dhe së fundmi në Tokio arriti të siguronte vendin e 6-të, kushtet e stërvitjes së saj janë për tu ardhur keq.

Malaj, i cili pati një takim nga afër me atleten shprehet ku u njoh me rrëfimin jetësor të saj dhe vështirësive kritike për të arritur këto rezultate në kushtet e stërvitjes minimale, në një pistë të shtruar me mbetje qymyri të rrezikshme për shëndetin.

Malaj thekson se stërvitjen bazike të përditshme duhet ta bëjë në stadiumin e Elbasanit, por atje i kërkojnë që të paguajë për përdorimin e pistës.

Gjithashtu në Universitet, në vend që të vlerësohej me bursë suksesi, Luiza ka paguar tarifa studimi penalizuese sepse nuk i kishte dhënë provimet në kohën e duhur, duke paguar 1 milion lekë më shumë për arsimimin e saj në Akademinë e Sporteve.

I prekur nga rrëfimi i atletes Malaj vendosi t’i caktoj asaj një shpërbim prej 2mijë euro në vit nga të ardhurat personale me qëllim që ajo të plotësoj disa nga kushtet e stërvitjes.

Postimi i plotë i Arben Malaj: Luiza – kampionia olimpike perpara se ciles duhet te ndjehemi te turperuar. Ishte ftesa e Robb, PAM dhe ekipit te Qendres Lincoln ( https://lincolnalbania.org/ ) qe me krijoje mundesine e jashtezakonshme te njiohja nga afer Luizen, atleten tone olimpike dhe fituese te shume cmimeve nderkombetare dhe trajnerin e saj Taulantin, vlerat e tyre humane dhe sukseset e perbashketa sportive.

Rrefimi jetesore i Luizies dhe Taulantin, veshtiresite e saj kritike per te arritur keto rezultatet, kushtet minimale te stervitjes aq sa ne Tirane stervitet ne nje piste te shtruar me mbetje qymyri qe jane te demshme per shendetine saj.

Stervitjen bazike te perditeshme duhet ta bej ne stadiumin e Elbasanit, ku i kerkonin te paguante per perdorimin e pistes – shpresoj te jete zgjidhur.

Ndersa Universitetet me elitare ne bote u ofrojne bursa sportisteve dhe artisteve qe krijojne modele suksesi, Luiza kishte paguar edhe tarifa studimi penalizuese sepse nuk i kishte dhene ne kohen e duhur provimet duke e paguar vete nje kosto rreth 1 milion leke me shume per arsimimin e saj ne Akademine e Sporteve.

Mbeshtetja nga Ministria dhe Bashkia e Tiranes eshte minimale.

Fisnikeria e Luizes u shfaq ne faktin se trajneri i saj dhe Luiza vleresojne se nje brez i ri i vajzave atlete me premisa te jene kampionet e ardhshme ekziston ne Shqiperi – por kerkohet nje perkujdesje e vecante dhe nje proces tranimin intensiv dhe thellesisht profesional kane nje perspektive te shume premtuese. Por pergjigjia burokratike e MASR per te filluar nje program trajnimi te dedikuar per to per nje prezantim dinjitoz ne Olimpiaden e Parisit 2024 – ishte jo vetem zhgenjyese.

Mbeshtetja financiare per Luizen, trajnerin e saj dhe atletet e reja me perspektive sfiduese eshte ne nivele minimale dhe penguese per trajtimin e perditshem dhe per pregatitjet intensive ne prag dhe gjate garave ne nivele rajonale, evropiane dhe olimpike.

Ekipi i stervitjes se Luizes qe bene krenar gjithe shqiptar eshte i cunguar, pa mjek profesional, pa psikolog, pa seanca coaching qe maksimializojne dhe harmonizojne faktoret psikologjike te sukseseve te saj.

Nga ajo darke dhe ai aktivitet i mrekullueshem fisnik i qendres Lincoln dhe me fokus mirenjohjen ndaj Luizes – ika i trishtuar.

Luizes publikisht i premtova se do te loboja dhe ndihmoja te financonte kostot shtese te perditshme fillimisht me nje mbeshtetje 2000 euro ne vit te ndara propoconalisht per cdo muaj.

Fatmiresisht kompania e pare qe kontaktova u shpreh menjehere e gatshme per kete finacim.

Besoj dhe kembengul se ne komunitetin e biznesit por edhe shoqeria jone ne teresi ka shume njerez fisnik mirenjohes per Luizat dhe cdo sportist apo artist qe na bene krenare. Shume prej tyre nuk i niohin keto veshtiresi fizike dhe financiare te Luizave kampione.

Luiza eshte nje heroine e heshtuar, e ndrojtur te flas per jeten veshtiresite dhe sukseset e saj, deri e zverdhur ne fytyre per te mos e bere publike jeten dhe karierren e saj te veshtire.

Nje kerkese publike per mediat e vendit tim- i ftoni ose i “detyroni” ata qe ne bejne krenare me arritjet e tyre – te ndajne me publikun rrugetimin e tyre, ti tregojne veshtiresite e suksesit, te inspirojne te rinjte ne cdo lagje, fshat dhe qytetet te vendit tone per te qene me ambicioz, per ta arritur dhe jo pritur suksesin.

Nje kerkese publike per ata qe nuk lene rast per tua “vjedhur” nje pjese te suksesit kampioneve tane – me foto, me lajme, me vizita apo takime publike te “rastesishme” – edhe pse mbeshtetja e tyre reale per suksesin e Luizave eshte me pak se minimale – financoni me prioritet kampionet jo thjeshte kengetaret e koncerteve elektorale apo koncertet qiellgervishese..

Mirenjohje Luizes per krenarine qe i dhuron shqiptareve!!

Mirenjohje Taulantit – trajnerit te Luizes se sukseshme!!

Falenderim te vecante Pam, Robb dhe kolegeve te mrekullueshem te Linchol Center.

Le te bashkohemi me kontribute sado modeste qe ti inspirojme, mbeshtesim dhe tju shprehim mirenohjen reale talenteve dhe kampoioneve tane ne sport, ne art, ne shkence.

Dite te mbare! Arbeni

Loading...